Home / Sport / UEFA rrit dënimin për U-21 të Serbisë

UEFA rrit dënimin për U-21 të Serbisë

UEFA ka vendosur të ndryshojë vendimet qesharake të marra ndaj Serbisë pas shfaqjeve të racizmit në ndeshjen e kombëtares U-21 të këtij vendi ndaj Anglisë. Pas kritikave publike të ardhura nga bota e futbollit, duke filluar nga presidenti i FIFA-s, Sep Blater, Inspektori i Disiplinës në UEFA, Zhan-Samuel Leuba, vendosi që të merren masa më të ashpra.

Në dhjetor, kur u dha dënimi fillestar, Serbia u dënua me një gjobë 80 mijë euro dhe luajtjen e një ndeshje pa tifozë. Katër lojtarë serbë dhe dy anglezë u ndëshkuan me pezullime, ashtu si dy anëtarë të stafit teknik të Serbisë, Andreja Milunoviç dhe Predrag Katiç, që u përjashtuan për dy vite nga futbolli.
Por këto masa u cilësuan të pamjaftueshme nga opinioni publik duke marrë shkas nga fakti se Serbia është përsëritëse për ngjarje të tilla. Si rrjedhojë, me vendimin e dytë, Federata Serbë është dënuar tashmë me 200 mijë euro gjobë. Ndërkohë, kombëtarja U-21 e Serbisë nuk do të lejohet të kualifikohet në Evropianin 2015 të kësaj grupmoshe, që do të thotë se nuk do të marrë pjesë në playoff edhe nëse del e para në grupin e saj kualifikues. Dënimi për Milunoviç është rritur në 5 vite përjashtim nga futbolli, ndërsa edhe dënimi për një prej lojtarëve serbë, Nikola Ninkoviç, është rritur nga 2 në 3 ndeshje.
Ndonëse Federata Serbe ka vendosur të apelojë këtë vendim të dytë, UEFA nuk ka ndër mend ta ndryshojë atë, edhe për faktin se për këtë çështje ka marrë një publicitet shumë negativ, me media të njohura evropiane që e kanë cilësuar si mbështetëse të racizmit të përsëritur serb.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *