Home / Lajme / Maqedoni / Uji në Tetovë është i pijshëm

Uji në Tetovë është i pijshëm

17 janar-“Analizat tona tregojnë se uji është i pijshëm, pra bëhet fjalë për ujin që ne e kontrollojmë në rezervuar dhe që është në përgjegjësi të Ndërmarrjes Publike Komunale, kurse nuk mbajmë përgjegjësi për hidroforët privat dhe individual sepse aty ne nuk kemi përgjegëjsi që të bëjmë kontrolle”, tha Davidovski

Urim HASIPI
Uji në qytetin e Tetovës është i pijshëm dhe nuk ka vend për panik. Kështu kanë thënë nga qendra për shëndet publik në Tetovë, të cilët theksojnë se analizat e fundit kanë treguar se uji është i pijshëm dhe lirisht mund të përdoret për pije dhe për nevoja tjera nga ana e qytetarëve, thanë për Televizionin Koha, nga qendra për shëndet publik.

Doktor Ratko Davidovski, nga kjo qendër tha për Televizionin Koha se defekte ka pasur në dy vende para vitit të ri ku një rast në 5-6 shtëpi uji nuk ka qenë për pije për shkak se ka pasur punime afër, kurse në një vend tjetër poashtu në 5 apo 6 shtëpi ka pasur probleme me ujin. Njëri problem është sanuar kurse në tjetrin punohet.

“Analizat tona tregojnë se uji është i pijshëm, pra bëhet fjalë për ujin që ne e kontrollojmë në rezervuar dhe që është në përgjegjësi të Ndërmarrjes Publike Komunale, kurse nuk mbajmë përgjegjësi për hidroforët privat dhe individual sepse aty ne nuk kemi përgjegëjsi që të bëjmë kontrolle”, tha Davidovski për Televizionin KOHA.

Ndërkaq, sot edhe komuna e Tetovës ka dalur me një demant.

“Komuna e Tetovës hedh poshtë si të pavërtetë një informacion të plasuar në disa media se gjoja uji i pijshëm në disa lagje të qytetit është i ndotur . Komuna e Tetovës bën të ditur se nuk ka asnjë problem me ujin e pijshëm dhe se qytetarët lirisht mund ta përdorin ujin për pije dhe për nevoja tjera të amvisërisë.Enti për mbrojtje shëndetësore në Tetovë “HES” për çdo ditë teston ujin e pijshëm dhe në vazhdimësi konstaton se nuk është i ndotur. Në asnjë rast nuk është konstatuar ndotje e ujit të pijshëm në Tetovë”, thuhet në reagimin e komunës së Tetovës. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *