Home / Sport / Ujkani te Kievo, mbetet vetëm firma

Ujkani te Kievo, mbetet vetëm firma

Samir Ujkani do të veshë fanellën e Kievos në vazhdimin e këtij sezoni, duke u kthyer në titullar në radhët e kësaj skuadre. Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane të cilat bëjnë të qartë se futbollisti shqiptar ka pranuar transferimin nga Palermo dhe firma mbetet një formalitet.

Që me aktivizimin e Sorrentinos në ndeshjen e fundjavës të Palermos, klubi bëri të qartë se Ujkani ishte në shitje pasi nuk dëshironin të mbanin futbollistin për ta mbajtur në stol. Për portierin shqiptar u interesuan shumë ekipe, mes të cilave edhe Inter, Lacio e Fiorentina, skuadra prestigjioze në kërkim të një portieri të dytë për pjesën e mbetur të sezonit.
Por lojtari i përfaqësueses shqiptare ka pranuar ofertën e Kievos, skuadër e cila i garantonte atij një vend titullari, pikërisht vendin e lënë bosh nga Sorrentino. Ujkani ka kaluar në radhët e veronezëve në formë huazimi deri në fund të sezonit, që kanë të drejtë të blejnë gjysmën e kartonit të tij në fund të këtij sezoni.
Kontrata ekzistuese e Ujkanit me Palermon përfundon në qershorin e vitit 2014, ndaj palermitanët kërkojnë të përfitojnë maksimalisht nga largimi i tij, duke shpresuar që Ujkani të zhvillojë një pjesë të dytë të mirë të dytë të sezonit te Kievo dhe çmimi i tij të rritet, duke garantuar të ardhura nga shitja e tij e mundshme.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *