Home / Lajme / Maqedoni / Ulet çmimi i kartonit të gjelbërt për motorët

Ulet çmimi i kartonit të gjelbërt për motorët

Shkup, 10 Janar – Me shprehjen e njohur “ResPekt”, federata e motoçiklistëve të Maqedonisë dhe klubi “Ujqit e Natës” përshëndetën ministrat Zoran Stavrevski, Gordana Jankulovska, Valon Saraqini, drejtoren e parkingjeve në Qendër, dhe gjithsesi kryeministrin Nikola Gruevski, për uljen e çmimit të kartonit të gjelbër për këtë kategori.

Kryetari i Federatës së motoçiklistëve, Lenin Jovanovski thotë se me këtë vendim janë përfshirë të gjitha llojet e motoçikletave pavarësisht forcës dhe çmimit të tyre. Ndryshe, lirimi është drastik, prej 5500 denarë sa kanë paguar deri tani, ato tash do paguajnë vetëm 1885 denarë në vit.

“Me këtë vendim u plotësuan kërkesat e shumë motoçiklistëve. Më shumë se 15 mijë motoçikleta janë të regjistruar, por në evidencën e Maqedonisë ekzistojnë 55. 490. Me masat e fundit do të stimulohen edhe ato motoçikleta që nuk janë të regjistruara të regjistrohen”, tha Lenin Jovanovski, kryetar i FMM

Ministri Stavrevski në këtë të ftohtë erdhi me pallto të shpërthyer të lëkurës, por me makinë, nuk dha përgjigje nëse qeveria do i gëzojë edhe shoferët e automobilave që deri tani kartonë të gjelbër për udhëtim jashtë vendit mund të nxjerrin vetëm për 1 vit, gjegjësisht sa zgjat regjistrimi i makinës dhe për atë paguajnë 3800 denarë nëse motori i saj është deri 62 kilovat dhe 5500 nëse është mbi aq.

“Ne vazhdimisht bëjmë analiza për mundësitë,gjendjen dhe nevojat e qytetarëve nga njëra anë, por edhe për gjendjen në shoqata e sigurimit në anën tjetër dhe varësisht analizave, nëse në ndonjë fazë ka ndonjë mundësi, do të marrim masa edhe në atë pjesë”, tha Toran Stavrevski, ministër i financave

Në përmbushjen e kësaj kërkese qeveria është nga filmi i kultit “Easy Rider” me Piter Fonda dhe skenat e filmit me “Çoperin” ku tregohet se motoçikletat dhe motoçiklistët janë simbol i lëvizjes së lirë, hapësirave dhe largësive të mëdha. Me këtë, ato do munden më lehtë të udhëtojnë, të hulumtojnë, gjegjësisht, të lëvizin nëpër Evropë, jashtë kufijve të Maqedonisë, u shpreh Ministri Stavrevski.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *