Home / Sport / United afër transferimit të Zaha

United afër transferimit të Zaha

Manchester United raportohet se është afër për të nënshkruar me anësorin e Crystal Palace, Wilfried Zaha, për një shumë rreth 12 milionë funte.

Daily Mail shkruan se United ka zhvilluar biseda me Palace për një marrëveshje dhe, edhe pse oferta fillestare e Djajve të Kuq është dukshëm më e ulët se sa kërkon klubi i divizionit të dytë, ata kanë marrë inkurajime për t’u rikthyer me një ofertë të re.

Palace ka kërkuar 20 milionë funte për lojtarin 20-vjeçar, por mësohet se ata nuk do të fitojnë aq shumë. Marrëveshja pritet të mbyllet për një shumë prej 12 milionë funtesh, me disa shtesa në varësi të paraqitjeve të lojtarit.

United po ashtu është i hapur për ta lejuar Zahan të qëndrojë te Palace në formë huazimi deri në fund të sezonit. Për lojtarin të interesuar kanë qenë edhe Tottenham dhe Arsenal.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *