Home / Sport / Van Persi i pangopur: Nuk kam shënuar sa duhet!

Van Persi i pangopur: Nuk kam shënuar sa duhet!

Robin Van Persi është i bindur se nuk ka qenë në formën e tij më të mirë dhe duhej të kishte bërë më shumë në këtë sezon me Mançester Junajtid, edhe pse ka shënuar 22 gola për këtë skuadër, me 10 të tillë në 10 ndeshjet e fundit. Por lojtari që iu bashkua “djajve të kuq” gjatë verës pasi u ble për 22 milion paund nga Arsenali, bëri të qartë se sipas tij, statistikat lënë shumë për të dëshiruar.

“Duhej të ishin 14-15 gola në 10 ndeshjet e fundit, nuk duhej të kisha humbur të paktën katër apo pesë raste para portës. Gjërat nuk po shkojnë aq mirë. Në fakt gjërat janë mirë, por nëse fillon ta besosh një gjë të tillë, atëherë vjen momenti kur t’i humb gjithçka”.
“Nëse shoh me vëmendje të gjitha ndeshjet që kam luajtur në këtë sezon, e di që mund të kisha bërë më shumë në pjesën më të madhe të tyre, pasi kisha më shumë shanse për të shënuar dhe nuk duhej të ishte statistika 1 gol për ndeshje”.
Lojtari holandez insiston se ka marrë vendimin e duhur duke u larguar nga Arsenali, pasi e sheh se si te Mançester Junajtid je gjithmonë konkurrues për çdo trofe.
“Arsenali është një klub i madh por pas 8 vitesh ti e ndjen që ke nevojë për një sfidë të re. Nëse sheh dy muajt e fundit e kupton lehtësisht gjithçka. Për momentin jemi në një pozicion të shkëlqyer. Kryesojmë me pikë kampionatin dhe diferenca e golave flet për ne. Të gjithë këtu e dinë si fitohet dhe shpallesh kampion. Shumë vite më parë, kur u transferova te Arsenali, shihja gjërat që bënin Henri dhe Bergkamp. Ato gjëra po i shoh përsëri këtu dhe janë ato që bëjnë diferencën, pasi tani jam i rrethuar nga kampionë”, deklaroi sulmuesi holandez.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *