Home / Sport / Van Persie, lojtari i muajit në Angli

Van Persie, lojtari i muajit në Angli

Sulmuesi i Manchester United, Robin Van Persie, është shpallur lojtari më i mirë i muajit dhjetor në Ligën Premier.

Holandezi shënoi pesë herë në gjashtë ndeshje për Djajtë e Kuq në një muaj fantastik për Unitedin, që bëri që shtatë pikë të jetë diferenca me përcjellësin e parë, Manchester City.

Dhe, Van Persie i cili është në krye të listës së realizatorëve me 16 gola, zbuloi kënaqësinë e tij me rastin e shpalljes si lojtar më i mirë i muajit.

“Ishte muaj i mrekullueshëm për ne. Ju keni periudha të ndryshme të vështira, por dhjetori është prej më të vështirëve”, ka thënë Van Persie.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *