Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdojnë aksidentet në mbikalimet hekurudhore

Vazhdojnë aksidentet në mbikalimet hekurudhore

8 janar-Drejtuesi i makinës nuk ka marrë lëndime, kurse vëllai është ndalur në spitalin klinik të Tetovës për kurim të mëtejshëm”
informoi Marjan Josifovski, zëdhënës i sektorit të MPB-së në Tetovë. Sipas tij, në vendngjarje kanë dalë ekipet e SPB-së për të zhvilluar hetimet rreth arsyeve të këtij aksidenti.

Krahas aksidenteve të shumta që ndodhin në rrugët e Tetovës, aksidente poashtu regjistrohen edhe në komunikacionin hekurudhor. Kështu ka ndodhur aksident në kalimin mbi hekurudhë në afërsi të fabrikës së Teteksit drejt rrugës që çon në fshatin Falishtë. Kësaj radhe për fat të mirë nuk pasur viktima, por vetëm dëme materiale. Sipas policisë së Tetovës, treni me numër 663 që qarkullonte në relacionin Kërçovë –Shkup ka goditur veturën e tipit Fiat Punto.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13, 30 ku treni ka goditur veturën Fiat Punto e drejtuar nga 57 vjeçari N.J nga fshati Strimnicë. Gjatë aksidentit lëndime trupore ka marrë bashkudhëtari, vëllai i tij R.J 66 vjeçar. Drejtuesi i makinës nuk ka marrë lëndime, kurse vëllai është ndalur në spitalin klinik të Tetovës për kurim të mëtejshëm”
informoi Marjan Josifovski, zëdhënës i sektorit të MPB-së në Tetovë. Sipas tij, në vendngjarje kanë dalë ekipet e SPB-së për të zhvilluar hetimet rreth arsyeve të këtij aksidenti.

Sipas zëdhënësit të policisë së Tetovës, dyshohet se arsyet e këtij aksidenti është pakujdesia gjatë kalimit mbi hekurudhë. Ndryshe, gjithnjë e të rrezikshme janë kalimet mbi hekurudhë në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit.

Kështu, gjatë vitit të kaluar pati një viktimë në afërsi të fshatit Sedllarcë, ndërsa më të rrezikshme janë edhe kalimet në fshatin Ratajë, Xhepçisht dhe në Gostivar. Drejtuesit e makinave janë ankuar se kjo rrugë në vazhdimësi është e rrezikshme për kalim në mungesë të shenjave të komunikacionit.

“Ky kalim është mjaft i rrezikshëm. Këtu kanë ndodhur shumë aksidente dhe vazhdojnë të ndodhin akoma. Për ne banorët që vijmë nga fshati Strimnicë është shumë rrezik”, thotë një drejtues makine nga Strimnica. Sipas tij, qarkullimi në këtë rrugë është i madh ngase kalojnë autobusë, taksi-furgonë dhe vetura dhe është koha e fundit që të merren masa dhe të vendoset një rampë që kur të kalojë treni të mos mund të kalohet.

Ndërkohë që policia sërish ka dalë me një apel duke rikujtuar drejtuesit e makinave që të kenë kujdes gjatë kohës kur kalojnë mbi hekurudhë.

“Apelojmë deri tek drejtuesit e makinave që të kenë kujdes kur kalojnë nëpër këto vendkalime mbi hekurudhë. Viteve të kaluara ka pasur më shumë aksidente të këtilla, kurse në këto dy vite kemi zvogëlim të aksidenteve të veturave me trenin”, tha Josifovski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *