Home / Lajme / Maqedoni / Vdes tetovari me virusin e gripit H1N1

Vdes tetovari me virusin e gripit H1N1

24 janar-Mjekja Sanja Marinkoviq nga Klinika për sëmundje infektive informon se personi ka pasur sëmundje kronike, paraprakisht është shëruar në shtëpi, ndërsa 20 orë ka qëndruar në Klinikë.

Një burrë 62 vjeçar nga Tetova me virusin e detektuar të gripit të tipit A (H1N1) vdiq dje në Klinikën për sëmundje infektive.

Mjekja Sanja Marinkoviq nga Klinika për sëmundje infektive informon se personi ka pasur sëmundje kronike, paraprakisht është shëruar në shtëpi, ndërsa 20 orë ka qëndruar në Klinikë.

Jovanka Kostovska, udhëheqëse e sektorit për mbrojtje shëndetësore preventive pranë Ministrisë së Shëndetësisë deklaroi se nga e hëna deri më sot ka 22 raste të reja me virus të gripit nga të cilët 19 janë të tipit A, ndërsa tre janë nga tipi B. Nga ato 19, 14 janë të tipit H1N1, ndërsa pesë me virus të gripit nga tipi H3N2

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *