Home / Sport / Venger: Më intereson Kavani!

Venger: Më intereson Kavani!

Arsen Venger ka treguar se do të bëjë tentativa për të siguruar shërbimet e sulmuesit Edinson Kavani, për të cilin është gati të paguajë shuma relativisht të mëdha, në të kundërt nga politika e kursimit që aplikon klubi i Arsenal.

“Më pëlqen Kavani dhe e di shumë mirë që kushton shumë para. Por për lojtarin e duhur jemi të gatshëm të shpenzojmë edhe shifra të konsiderueshme”, janë fjalët e teknikut francez për lojtarin e Napolit.
Kontrata e sulmuesit uruguaian parashikon shifrën e saktë të 63 milionë eurove që i duhen paguar Napolit për të marrë futbollistin para përfundimit të kontratës që ka nënshkruar me këtë klub, e vlefshme deri në vitin 2017. Kuptohet që kjo është një shumë relativisht e lartë, por Venger duket se nuk është i shqetësuar nga ajo.
“Askush nuk e mohon që duhet një sforco ekonomike e rëndësishme për Kavanin por ne kemi të ardhurat e duhura për lojtarët e duhur. Kavani është një lojtar që më pëlqen”, tha ai.
Por trajneri francez duket se po mendon për sulmuesin vetëm për sezonin e ardhshëm, duke qenë i ndërgjegjshëm që aktualisht nuk mund të rrëmbejë lojtarin nga Napoli, një skuadër që është në luftën për titull në Itali.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *