Home / Lajme / Maqedoni / ‘Vest’: Hamë mish nga kafshë të sëmura nga kanceri

‘Vest’: Hamë mish nga kafshë të sëmura nga kanceri

21 janar-Onkologët për gazetën thonë se ekziston dëshmi mjekësore për atë se mund të fitohet kancer nëse hahet ushqim i sëmurë me karcinom, që njëkohësisht thonë se nuk ekziston asnjë studim që e mohon këtë. Apelojnë që të mos blejnë mish të therur nëpër oborre, për shkak se atë nuk e ka parë ndonjë inspektor, e as madje para therjes ndonjë mjek veterinarie nuk e ka kontrolluar kafshën.

Mishi që lëshohet në përdorim me pakicë në Maqedoni, madje edhe kur e ka kaluar rrugën legale të procesit të prodhimtarisë, nuk është çdoherë nga kafshë të shëndosha, shkruan gazeta ditore “Vest”.

Në numrin e sotëm gazeta thekson se disa nga kafshët kanë kancer në mushkërinë e zezë, të tjera në zorrë dhe dhe organe të tjera të brendshme, ose madje janë të sëmura nga sëmundje leukoze dhe tuberkuloze. Për shkak se nuk bëhet fjalë për sëmundje ngjitëse, gjatë therjes së këtyre kafshëve u hiqen organet e sëmura dhe shkatërrohen, ndërsa pjesët e tjera të trupit të cilat metastazohen ose nuk janë përfshirë nga ndonjë sëmundje tjetër, lëshohen në përdorim.

Sipas raportit të Agjencisë për ushqim dhe veterinari, për kafshë të therura dhe mish të marrë vitin e kaluar inspektorët veterinarë në thertoret legale në shtet kanë konfiskuar mbi 481 ton imtësi të sëmura dhe trupa të plotë. Mish dhe organe më së shumti të papërdorura ka pasur tek derrat, mbi 48 ton. Viçat e therur kanë qenë pothuajse të shëndosha, me vetëm 151 kilogram mish dhe organe të papërdorura, ndërsa nga mishi i gjedhit i pahëndetshëm ka qenë mbi tre ton nga mishi dhe organet e brendshme.

Onkologët për gazetën thonë se ekziston dëshmi mjekësore për atë se mund të fitohet kancer nëse hahet ushqim i sëmurë me karcinom, që njëkohësisht thonë se nuk ekziston asnjë studim që e mohon këtë. Apelojnë që të mos blejnë mish të therur nëpër oborre, për shkak se atë nuk e ka parë ndonjë inspektor, e as madje para therjes ndonjë mjek veterinarie nuk e ka kontrolluar kafshën.

Drejtori i Klinikës për onkologji, dr.Millan Risteski paralajmëron se rreziku nga bartja e qelizave kancerogjene ekziston vetëm atëherë kur mishi që hahet nuk është përpunuar mirë në mënyrë termike.

Sipas onkologëve, shkruan gazeta, mundësitë për sëmundje nga karcinomi në zorrën e trashë janë më të mëdha tek ata persona të cilët më së shpeshti dhe në sasi të mëdha hanë mish për shkak se kripërat sekundare të verdhëzës të cilat krijohen gjatë zbërthimit të ushqimit më gjatë se zakonisht mbeten në mishin e trashë. Për këtë arsye edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që mishi i kuq të hahet një herë në javë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *