Home / Lajme / Maqedoni / Vetëm rreth 250 euro u dogjën nga zjarri që përfshiu Postat e Maqedonisë

Vetëm rreth 250 euro u dogjën nga zjarri që përfshiu Postat e Maqedonisë

Shkup, 18 Janar – Vetëm rreth 15.205 denarë apo 247 euro janë djegur nga zjarri që ka përfshirë të mërkurën ndërtesën kryesore të Postave të Maqedonisë.

Kjo është konstatuar nga Komisioni për regjistrimin e mjeteve financiare, pas kryerjes së regjistrimit të brendshëm. Nga kabineti i kryetarit të Postave të Maqedonisë, Rafiz Haliti kanë theksuar se nga arka e këmbimit që ishte përfshirë nga zjarri kanë qenë 3 mijë euro, por ato u gjetën pjesërisht të djegura, ndërsa një pjesë e madhe e tyre nuk është djegur.

Ndërmarrja “Postat e Maqedonisë” ditëve të fundit ka nisur procesin e pastrimit dhe meremetimit nga zjarri që kishte kapluar një pjesë të saj. Drejtoria kryesore e postës është transferuar në pjesën tjetër të postës që gjendet tek Stacioni Hekurudhor në Shkup.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *