Home / Sport / Vicente Del Boske, “Trajneri i Vitit 2012”

Vicente Del Boske, “Trajneri i Vitit 2012”

Spanjolli ka arritur të mundë konkurrencën e dy emrave shumë të njohur që vinin përsëri nga futbolli spanjoll, trajnerin e Real Madrid, Zhoze Murinjo, si dhe ish-trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola.

Vicente Del Boske ka fituar “Topin e Artë 2012” të trajnerëve, falë suksesit të tij të jashtëzakonshëm, duke ngjitur përsëri Spanjën në shkallën më të lartë të podiumit në Kampionatin Evropian të vitit 2012.
Spanjolli ka arritur të mundë konkurrencën e dy emrave shumë të njohur që vinin përsëri nga futbolli spanjoll, trajnerin e Real Madrid, Zhoze Murinjo, si dhe ish-trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola.
“Është një privilegj i madh të jem pjesë e Federatës Spanjolle, e stafit teknik të kombëtares. Unë do të doja që në këtë moment të kujtoja të gjithë trajnerët e mi, të cilët kanë qenë pjesë e edukimit që kam marrë. Të gjithë jemi thirrur këtu që të mbrojmë futbollin dhe imazhin e tij”, ishin fjalët e trajnerit që drejton kombëtaren spanjolle të futbollit.
Ndërkohë, “Topin e Artë 2012” për futbollin e grave e meritoi ish-trajnerja e SHBA, Pia Sandixh, e cila drejtoi këtë kombëtare në Londër 2012, duke fituar medaljen e artë. Ajo ka qenë protagoniste e një momenti mjaft humoristik në sallë, pasi i ka kënduar një këngë falënderimi futbollistëve të kombëtares së saj që e ndihmuan të siguronte këtë trofe.
Ndërkohë, “Çmimi Presidencial” i ka shkuar Franc Bekenbauer, në shenjë nderimi për karrierën e tij të shkëlqyer si futbollist, trajner dhe drejtues në nivelet më të larta të futbollit botëror.
“Çmimi Fair Play” i ka shkuar Federatës së Futbollit të Uzbekistanit, pasi ekipet kombëtare të këtij vendi kanë shënuar sjelljen më korrekte në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare në të cilat kanë marrë pjesë gjatë vitit 2012.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *