Home / Sport / Viktoria Azarenka mbron titullin në Australian Open

Viktoria Azarenka mbron titullin në Australian Open

Bjellorusja Viktoria Azarenka arriti të mbronte titullin e Australian Open në takimin e sotëm pas një suksesi mjaft emocionues në tre sete (4-6, 6-4, 6-3) ndaj kinezes Na Li, e cila pësoi dëmtime të njëpasnjëshme në këtë ndeshje duke ndrydhur dy herë kyçin e këmbës dhe duke përplasur kokën në tokë.

Li dominoi në setin e parë por Azarenka arriti të siguronte në avantazh 3-1 në setin e dytë, para se kundërshtarja e saj të rrëshqiste dhe të ndrydhte kyçin e këmbës së majtë. Mjekët i lidhën kyçin e këmbës tenistes kineze, por pas pushimit, ajo shfaqi vështirësi të dukshme në shpejtësinë e saj, ndërsa Azarenka fitoi me rezultatin 6-4.
Li, fituese e Roland Garros në vitin 2011, kryesoi 2-1 në setin e tretë, para se takimi të ndërpritej përsëri, këtë radhë për shkak të fishekzjarrëve që po hidheshin në Melburn për festimet e Ditës së Australisë, të cilët zgjatën për rreth 10 minuta. Pas rifillimit të ndeshjes, Li ndrydhi përsëri kyçin dhe këtë radhë, duke u rrëzuar, përplasi edhe kokën.
Pas ndalesës së radhës për t’iu nënshtruar ndihmës mjekësore, Azarenka ishte shumë më e qetë se rivalja e saj dhe arriti ta mposhte pa vështirësi, duke arritur të përsëritë suksesin e një viti më parë, por edhe duke ruajtur vendin e parë në renditjen botërore për femra.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *