Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE-ja i publikoi emrat e nëntë kandidatëve për kryetar të komunave

VMRO-DPMNE-ja i publikoi emrat e nëntë kandidatëve për kryetar të komunave

15 janar-Për komunën Krushevë është propozuar Gjorgji Damçeski, kryetar aktual i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së në Krushevë, ndërsa për komunën e Tetovës Goran manojllovski, kryetar aktual i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së në Tetovë.

– Komitei ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, siç informojnë nga partia, në seancën e të shtunës ka marrë vendim që t’i propozojë Komitetit qendror të konfirmohen emrat e nëntë kandidatëve për kryetar komune nga rradhët e VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet vijuese lokale.

“Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së për komunën GjorÇe Petrov e propozon Sokoll Mitrevskin, për komunën Gazi Babë Toni Trajkovskin, për komunën Koçan Ratko Dimitrovski, për komunën Vallandovë Nikollçe Çurlinovskin, për komunën Demir Kapi Trajçe Dimitrievin, për komunën Bosillovë Lupço Kolevin dhe për komunën Novaci Llazar Kotevskin. Kandidatët e propozuar janë kryetarë aktual të këtyre komunave”, thuhet në kumtesë.

Për komunën Krushevë është propozuar Gjorgji Damçeski, kryetar aktual i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së në Krushevë, ndërsa për komunën e Tetovës Goran manojllovski, kryetar aktual i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së në Tetovë.

“Gjatë zgjedhjes së këtyre kandidatëve është mbajtur llogari për autoritetin personal dhe kredibilitetin e kandidatit dhe programin të cilin ai e ofron para qytetarëve për zhvillimin ekonomik, komunal dhe infrastrukturir në komunën në të cilin kandidohet”, thuhet në kumtesën nga VMRO-DPMNE-ja.ff

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *