Home / Lajme / Maqedoni / Vrasja e Smilkovcit zbardh detaje të reja

Vrasja e Smilkovcit zbardh detaje të reja

Procesi gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë të Smilkovcit ka nxjerrë detaje të reja nga deklaratat e dëshmitarëve.

Tre dëshmitarët e djeshëm Qemal Nesim, Ahmet Beqir dhe Bajram Memedov kanë dhënë pista të reja të hetimeve, duke dal në kundërshtim me aktakuzën e ngritur kundër gjashtë shqiptarëve, dy prej të cilëve akuzohen si autorë të drejtpërdrejt të vrasjes. Ata theksuan se katër të akuzuarit para bankës së gjykimit nuk i njohin dhe nuk i kanë parë në ditën e vrasjes së pesëfishtë në mbrëmjen e 12 prillit 2012.

Dëshmitarët thanë dje se derisa po largoheshin nga vendi i ngjarjes, ku kishin ndodhur të shtënat dhe vrasja, një i person me jelekë antiplumb dhe me armë në dorë i kishte ndaluar duke i`u prezantuar si polic.

“Derisa po largoheshim nga liqeni i Smilkovcit. Na doli përpara një person i armatosur dhe na tha se është polic. E pash që mbante jelekë antiplumbë dhe se ai na kërcënoi që të kthehemi”, ka theksuar dëshmitari Qemal Nesim.

Personi i armatosur me veshje të errët i prezantuar si polic është një dëshmi e re që duhet të merret parasysh nga hetuesia.

“Dëshmitë ishin kontradiktorë me arsyetimin se njëri thotë se ka parë vetëm një person me armë, me pushkë automatike, kurse tjetri thotë se ka parë 4 ose 5 vetë. Thonë që këto persona janë prezantuar si policë, kanë pasur pancirë dhe për ne që është me rëndësi prej deklaratave të atyre, asnjë prej tyre dëshmitarëve nuk thotë se ka parë personat natën e deliktit. Edhe çështja e kohës është kontradiktore, njëri person thotë se kjo ndodh pas orës 20 – 20:30 tjetri thotë pas orës 18:30 edhe kjo është kontradiktore. Sa i përket ngjarjes dhe krimit thanë se nuk kanë pa asgjë për krimin por vetëm ka dëgjuar rafalët e pushkëve automatike”, deklaroi avokati mbrojtës Naser Raufi.

Aktakuza e ngritur prej pesë faqeve ngarkon për vepër terrorizëm dhe vrasjen e kryer Alil Demirin, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdini si dhe Haki Haziri për ndihmën e dhënë gjatë kryerjes së aktit të vrasjes. Dy të akuzuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq janë në arrati.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *