Home / Sport / Wenger: Nuk ishte penallti

Wenger: Nuk ishte penallti

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka shprehur pakënaqësinë e tij me vendimin e gjyqtarit për të akorduar penallti për Chelsean, që sipas tij ishte inekzistente.

Gjyqtari Martin Atkinson bëri me gisht kah pika e bardhë pas ndërhyrjes së Wojciech Szczesnyt në Ramiresin, që nga reprizat u duk sikur Ramires me qëllim shkoi drejt këmbës së tij që të merrte në thua.

“Nuk mendoj se ishte penallti e pastër, mendoj se nuk ishte fare penallti. Gjyqtari ka mundur ta ndëshkojë Ramiresin me karton të verdhë”.

“Nuk e pashë mirë nga pankina, por mua më thanë njerëzit që e kanë parë reprizën në televizion se nuk ishte penallti”, ka thënë Wenger pas ndeshjes.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *