Home / Lajme / Maqedoni / Xhekson: Deri në fund të vitit vendi i Maqedonisë në BE dhe NATO do të jetë më i qartë

Xhekson: Deri në fund të vitit vendi i Maqedonisë në BE dhe NATO do të jetë më i qartë

Brus Xhekson, nga Projekti për demokraci tranzite dhe mbështetës afatgjatë i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, konsideron se në fund të vitit 2013 do të jetë persoektivë më e qartë e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe për hapje të negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe mundësia për hyrje në NATO në samitin e ardshëm të parashikuar për në vitin 2014.

Dëgjoj ide shumë kreative nga Komisioni Evroopian, ku janë oprimistë. Mendoj se marrëveshje mund të arrihet dhe se do të ketë sukses rreth kësaj çështje. Siç përforcohet ekonomia amerikane, ndërsa evropiania po përmirësohet, mund të jemi optimistë se viti 2014 do të jetë periudhë e mirë që të merren vendime politike për NATO-n. Me këtë rast konsideroj se propozimi nga Çikago, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja e Hercegovinë dhe Gjeorgjia të konsiderohen si grup është joserioze, nuk është korrekte që nxënësit tanë më të mirë t’i lëmë në grup prej vendet, të cilat kanë probleme strukturore. Kemi dy kandidatë të kualifikuar, dy vendet me “M”, Maqedonia është kualifikuar tani më katër vjet, ndërsa Mali i Zi (Montenegro) punon jashtëzakonisht mirë dhe ka qenë në prag të marrjes së ftesës për anëtarësim në samitin në Çikago, thotë Brus Xhekson në bisedën për MIA-n.

Xhekson, i cili vjen nga krahu neokonservator i Partisë Republikane, e kritikon fuqimisht angazhimin e deritanishëm të presidentit barak Obama rreth çështjes së Evropës në tërësi dhe sidomos për ndërprerjen e zgjerimit të NATO-s. Ai pret që, përveç me aktivitetet për zgjidhjen e kontestit me Greqinë dhe me ndërrimet në administratën amerikane, me sekretarin e ri të Shtetit Xhon Keri dhe ndërrimin e pritur të ndihmës-sekretarit për Evropën, Fil Gordon, të merret impuls i ri në raportet me Evropën.

Sipas vlerësimeve të tij, pengesa kryesore për zgjidhjen e kontestit është Greqia, për të cilën Xhekson thotë se brenda natës ka kaluar nga bllokada e bisedimeve për shkak të pozicionit të saj të fuqi në lidhje me Maqedoninë, në vend, e cila i shmang bisedimet për kontestin për shkak të dobësisë së saj ekonomike.
Xhekson parashikon se fundosja ekonomike e Greqisë do të vazhdojë edhe në vitin 2013.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *