Home / Sport / Xhemaili jashtë përfaqësueses së Zvicrës

Xhemaili jashtë përfaqësueses së Zvicrës

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, Blerim Xhemaili, nuk pritet të jetë pjesë e përfaqësueses së Zvicrës në ndeshjen miqësore ndaj Greqisë.

Miqësorja ndaj Greqisë do të zhvillohet në fillim të muajit shkurt, por si duket Xhemaili nuk do ta ketë rastin të luajë në të.

Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Marco von Ah.

“Është e vërtet që Xhemaili nuk ka marrë ftesë”, ka thënë Ah për Tuttonapoli.

Ndryshe nga Xhemaili, shqiptarët tjerë, si Shaqiri, Xhaka, Behrami dhe Mehmedi pritet të grumbullohen për miqësoren kundër grekëve.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *