Home / Sport / Xhuzepe Rosi prezantohet te Fiorentina

Xhuzepe Rosi prezantohet te Fiorentina

Xhuzepe Rosi është prezantuar dje si blerja e re e skuadrës së Fiorentinës, me të cilën shpreson t’i kthehet sukseseve pas një periudhë të vështirë që e ka parë shumë kohë larg fushave të futbollit për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme.

“Kjo është skuadra që luan futbollin më të mirë në Itali. Është e vetmja që më ka kërkuar me të vërtetë, që ka menduar më shumë për faktet. Tani që jam këtu, dua thjesht të jem mirë fizikisht. Një objektiv i imi është edhe kthimi në kombëtare, por më parë dua që të jem në 100% me Fiorentinën, të jap maksimumin. Nuk është se jam duke kërkuar një shans të dytë, do të bëj atë që kam ditur të bëj gjithmonë”, tha sulmuesi që pritet të qëndrojë në riaftësim edhe për 2 muaj të tjerë.
Italiani e ka të qartë që për momentin, Fiorentina është ndër ekipet me lojën më të bukur në Serinë A, për të cilën ka merituar edhe vlerësimet e specialistëve.
“Mendoj se po luan futbollin më të bukur në Itali, më kujton shumë Vijarealin e 5 viteve më parë, kur unë iu bashkova asaj skuadre. Ka një përzierje interesante mes të rinjve dhe lojtarëve me eksperiencë. Mendoj se skuadra duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, pasi jemi të fortë dhe kemi shanse për të luajtur kualifikimin në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm”, tha ai.
Ndërkohë, drejtori sportiv i klubit, Prade, ka sqaruar para gazetarëve të pranishëm se blerja e Rosit nuk nënkuptonte detyrimisht shitjen e Stevan Jovetiç gjatë verës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *