Home / Sport / Zendeli edhe 1 vit te Renova

Zendeli edhe 1 vit te Renova

“Pas bisedimeve që kishim me drejtuesit e klubit gjatë pauzës dimërore, kemi ardhur në pikë të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për 12 muajt e ardhshëm. Shpresoj që të kemi së bashku sukses dhe në fund të sezonit të përmirësojmë imazhin e lënë në gjysmëstinorin e parë të këtij kampionati”, deklaroi portieri shkupjan, Suat Zendeli.

Skuadra e Renovës të mërkurën ka nisur fazën përgatitore për gjysmëstinorin pranveror, me çka edhe zyrtarisht kanë filluar me punë në vitin 2013. Ajo që ra në sy në grumbullimin e parë ishte prania e dy përforcimeve Mensur Idrizi dhe Burim Sadiku, si dhe mungesa e tre futbollistëve të lënë të lirë, Emini, Ismaili dhe Jançevski, ndërsa poashtu në stërvitje nuk u paraqit Muharem Bajrami, që karrierën e vazhdon në Bjellorusi te Gomeli. Risia e ditës ishte se edhe përkundër paralajmërimeve për vazhdim bashkëpunimi, portieri Suat Zendeli edhe zyrtarisht ka firmosur kontratë të re me xhepçishtasit. “Pas bisedimeve që kishim me drejtuesit e klubit gjatë pauzës dimërore, kemi ardhur në pikë të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për 12 muajt e ardhshëm. Shpresoj që të kemi së bashku sukses dhe në fund të sezonit të përmirësojmë imazhin e lënë në gjysmëstinorin e parë të këtij kampionati”, deklaroi portieri shkupjan, Suat Zendeli. E ndërkohë trajneri Osmani para se të nisë më punë, futbollistëve u ka sqaruar planin përgatitor. “Së pari uroj gjithë futbollistët të kenë shëndet dhe pastaj së bashku të jemi të suksesshëm. Sot zyrtarisht filluam me punë dhe 10-të idtët e para do të qëndrojmë në Tetovë. Pastaj kemi paraparë të transferohemi në Ohër, ku do reazlizojmë fazën e dytë të përgatitjeve. Parashohim të zhvillojmë 6-7 ndeshje kontrolluese, me atë që kemi ndërmend dy të parat të zgjedhim kundërshtarë relativisht më të dobët, pas në fillim lojtarët duhet të mos ndjejnë ngarkesë më të madhe, ndërsa 5 takimet e fundit duhet të jenë me ekipe cilësore, ku edhe do të zgjedhim formacionin që do të bartë barën më të madhe në vazhdim të kampionatit”, deklaroi trajneri Qatip Osmani, i cili shprehet i kënaqur me dy përforcimet e angazhuara. “Idrizi dhe Sadiku pritet të jenë freskime të qëlluara për ekipin tonë, ndërsa këto ditë duhet të presim të na bashkohet edhe një sulmues cilësor. Normal kryesia ndjek me kujdes tregun dhe nuk përjashtohet mundësia të angazhojmë edhe përforcime tjera deri në mbyllje të mrekatos”, përfundoi shefi i stafit teknik të Renovës, Qatip Osmani.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *