Home / Lajme / Maqedoni / Zgjedhjet lokale më 24 mars

Zgjedhjet lokale më 24 mars

11 janar-“Çdo proces i ri zgjedhor duhet të thotë mirëmbajtje dhe sendërtim të vlerësimit të marrë pozitiv nga ai paraprak. Të bëjmë angazhime maksimale që Republika e Maqedonisë të fitojë edhe një palë zgjedhje korrekte dhe demokratike, për shkak të realizimit të përcaktimeve strategjike euroatlantike të shtetit dhe për arsyen e të mirës së qytetëve të Republikës së Maqedonisë”, tha Veljanoski.

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski sot i shpalli zgjedhjet lokale që do të mbahen më 24 mars.

Veljanoski sot në pajtim me afatet e konfirmuara në Kodin Zgjedhor e nënshkroi Vendimin për shpallje të zgjedhjeve të anëtarëve të këshillave të komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë komunash dhe të Qytetit të Shkupit.

Dispozitat ligjore parashikojnë që zgjedhjet lokale të mbahen në gjysmën e dytë të muajit mars, ndërsa në afatin ligjor prej 70 deri 90 ditë në dispozicion kanë qenë dy termine, i pari është më 24 mars, ndërsa i dyti më 31 mars, por për shkak se më 31 mars është festa e madhe fetare Pashkët për qytetarët e fesë katolike spikeri ka vendosur që zgjedhjet lokale t’i caktojë më 24 mars, transmetron Tv KOHA.

Vendimi për shpallje të zgjedhjeve do të dërgohet deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve si organ për realizim e zgjedhjeve

Kryetari i Kuvendit në deklaratën e sotme të shkurtër u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor që sjelljen dhe procedurat e tyre t’i udhëheqin në mënyrën më dinjitoze që, sipas tij, do të mundësojë kontinuitet në marrjen e vlerësimeve më pozitive për realizim të këtij procesi jashtëzakonisht të rëndësishëm.

“Çdo proces i ri zgjedhor duhet të thotë mirëmbajtje dhe sendërtim të vlerësimit të marrë pozitiv nga ai paraprak. Të bëjmë angazhime maksimale që Republika e Maqedonisë të fitojë edhe një palë zgjedhje korrekte dhe demokratike, për shkak të realizimit të përcaktimeve strategjike euroatlantike të shtetit dhe për arsyen e të mirës së qytetëve të Republikës së Maqedonisë”, tha Veljanoski.

Është e domosdoshme, sipas tij, që aktorët politikan në vend të dërgojnë mesazh të fuqishëm se në rrugën e të gjitha sfidave, së bashku kanë kapacitet të ballafaqohen me to, të ballafaqohen edhe me çështjet më të ndjeshme dhe të ngriten nga momentet e vështira, transmeton Tv KOHA.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *