Home / Lajme / Maqedoni / Zgjedhjet lokale në Maqedoni më 17 ose 24 mars

Zgjedhjet lokale në Maqedoni më 17 ose 24 mars

9 janar-Menjëherë pas publikimit të datës për zgjedhjet, partitë fillojnë edhe zyrtarisht të nominojnë kandidatët e tyre, ndërsa lista e këshilltarëve duhet të publikohet 25 ditë para fillimit të zgjedhjeve. Partitë politike nuk kanë dhënë detaje dhe propozime lidhur me datën për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Zgjedhjet lokale në Maqedoni pritet të mbahen në fund të muajit mars të këtij viti, kanë theksuar burime parlamentare për agjencinë e lajmeve INA.

Data e pranueshme për këto zgjedhje pritet të jetë 24 marsi dhe se publikimin e saj do ta bëj kryeparlamentari Trajko Veljanovski. Ky vendim pritet të ndodhë ditën e premte.

Sipas Ligjit për zgjedhje, zgjedhjet lokale duhet të mbahen ditën e diel në gjysmën e dytë të muajit mars, ashtu që kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski pritet të vendos për 17 dhe 24 marsin e këtij viti.

Menjëherë pas publikimit të datës për zgjedhjet, partitë fillojnë edhe zyrtarisht të nominojnë kandidatët e tyre, ndërsa lista e këshilltarëve duhet të publikohet 25 ditë para fillimit të zgjedhjeve. Partitë politike nuk kanë dhënë detaje dhe propozime lidhur me datën për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *