Home / Lajme / Maqedoni / Zgjohu! dorëzon kallëzime edhe për tre ndërmarrje

Zgjohu! dorëzon kallëzime edhe për tre ndërmarrje

Shkup, 18 Janar – Lëvizja Qytetare “Zgjohu” ka depozituar në Prokurori paditë edhe për tre ndërmarrjet publike në kuadër të Qytetit të Shkupit.

Nga “Zgjohu” bëjnë të ditur se janë kallëzuar ndërmarrjet “Parqet dhe Gjelbërime”, “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” dhe “Parkingu i Qytetit, për veprën mosrespektimin e Kushtetutës dhe ligjeve, në veçanti Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

“Zgjohu” ka kallëzuar penalisht edhe drejtuesit e këtyre ndërmarrjeve, si përgjegjës për zbatimin e ligjit.

Më herët, ngriti kallëzim penal ndaj NPT “Shkup” dhe drejtorit të saj, për të njëjta arsye.

“ZGJOHU! do të vazhdojë betejën bashkë me mediat shqiptare në mbrojtje të Kushtetutës dhe Ligjit për Gjuhën”, thuhet në njoftimin e “Zgjohu”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *