Home / Lajme / Maqedoni / Zjarr në Qendrën Tregtare në Shkup

Zjarr në Qendrën Tregtare në Shkup

Në qendrën tregtare në Shkup digjen dy objekte, një kafene dhe një dyqan për prodhime të gatëshme.

Në zjarrin që sot në mëngjes shpërtheu në Qendrën tregtare të qytetit janë përfshirë dy dyqane, kafene dhe dyqan për prodhime të gatshme të një sipërfaqe prej 50 metrash katrorë.Zjarri, siç njoftoi komandanti i Njësisë zjarrfikëse Shkup Bllagoja Menkovski, është lokalizuar dhe nuk është lejuar zgjerimi i tij.

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë 26 zjarrfikës me 10 automjete zjarrfikëse.Ekipet e Njësisë zjarrfikëse Shkup punojnë në pastrimin e terenit.

Shkaku për zjarrin dhe vlerësimin për dëmin e shkaktuar do të bëhet pas ekspertizës së policisë. MIA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *