Home / Lajme / Maqedoni / Zotohen për zgjedhje të lira

Zotohen për zgjedhje të lira

14 janar-Një përbërje qeveritare ndryshe nga kjo e tanishmja, sipas LSDM-së, do të kishte kredibilitetin dhe besimin të organizonte zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Në të kundërt, nga kjo parti kërcënojnë se në zgjedhjet e pranverës nuk do të marrinpjesë.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi se zgjedhjet e marsit do të jenë të të lira, korrekte dhe demokratike.

Ai tha se opozita duhet ta besoj këtë për faktin se zgjedhjet e ardhshme do të monitorohen fuqishëm edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Në një vijë me të është shprehur edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.

“BDI në aktivitetin e saj 10 vjeçar ka dëshmuar se gjithmonë kur ajo organizon zgjedhje të cilitdo nivel ato janë të qeta, fer dhe demokratike. Edhe këtë radhë BDI mer përgjegjësi të lartë morale dhe politike për të garantuar zgjedhje në të cilën do të implementohen standardet më të larta të rekomanduara nga OSBE/ODIHR”, deklaroi Ahmeti.

Zotimet e Gruevskit dhe Ahmetit nuk i besojnë aspak partitë opozitare në vend.

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë kërkon formimin e një qeverie teknike, si zgjidhje për dalje nga situata aktuale.

Një përbërje qeveritare ndryshe nga kjo e tanishmja, sipas LSDM-së, do të kishte kredibilitetin dhe besimin të organizonte zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Në të kundërt, nga kjo parti kërcënojnë se në zgjedhjet e pranverës nuk do të marrinpjesë.

Edhe lideri i RDK-së, Rufi Osmani ka deklaruar se në Maqedoni duhet të krijohen kushte për një qeveri teknike, që do të zgjidh emrin dhe do të organizojë zgjedhjet ardshme për pushtetin lokal.

Ndëkaq, Lideri i PDSH-së, është shprehur kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat do të organizoheshin nga një qeveri tjetër qoftë teknike apo e ekspertëve.

“Ne nuk jemi për zgjedhje të parakohshme parlamentare ose për ndonjë qeveri tjetër. Nuk kontestojmë se BDI-ja ka legjitimitetin si fituese e zgjedhjeve të vitit 2011, jemi të përgatitur të presim deri në zgjedhjet e rregullta, me kusht që ata të marrin përgjegjësinë dhe ato premtime që i kanë dhënë para shqiptarëve, t’i përmbushin”, ka deklaruar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *