Home / Sport / Zyrtare: Nuri Sahin kthehet te Dortmundi

Zyrtare: Nuri Sahin kthehet te Dortmundi

Kampioni i Gjermanisë, Dortmundi, e ka kthyer në shtëpi mesfushorin Nuri Sahin, pas dy periudhave të pasuksesshme te Real Madridi dhe Liverpooli.

Mesfushori turko-gjerman kthehet në formë huazimi 18 mujor nga Real Madridi që e bleu atë për 15 milionë euro dhe klubi gjerman është i favorizuar që ta blejë komplet kartonin pas përfundimit të huazimit.

I ngazëllyer me kthimin e tij, Sahin është shprehur se mezi pret të luajë me ekipin e tij të fëmijërisë.

“Unë e kam kuptuar se si qenie njerëzore dhe si futbollist i takoj këtij vendi. Bisedimet me Dortmndin filluan javë më parë. Më pas, morëm dritën e gjelbërt nga Reali”.

“Dua t’i ndihmoj ekipit. Jam në gjendje të luaj futboll. Unë e kam kuptuar se dua të luaj vetëm për Dortmundin. Jam lojtar më i mirë tani edhe pse nuk kam luajtur shumë”, ka thënë Sahin.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *