Home / Sport / Zyrtare, Pep Guardiola firmos për Bajern Mynih!

Zyrtare, Pep Guardiola firmos për Bajern Mynih!

Pep Guardiola do të ulet në stolin e Bajern Mynih duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Lajmi është zyrtarizuar sot nga vetë klubi bavaraze që ka bërë të ditur se tekniku spanjoll do të marrë drejtimin e ekipit në fund të këtij sezoni, pas largimit të Jup Heinkes të cilit i mbaron kontrata me kryesuesit e Bundesligës.
“Siç ishte lajmëruar, me 16 janar u mbajt një takim mes Jup Heinkes dhe Karl Hainz Rumenige. Trajneri kishte bërë të ditur që para Krishtlindjeve për idenë e tij për të mos rinovuar kontratën me Bajern Mynih që mbaronte në fund të këtij sezoni dhe kjo u zyrtarizua në takimin e sotëm”, shkruhet në lajmërimin e Bajernit.
“Për të zëvendësuar Heinkes, Bajern Mynih ka nënshkruar me një nga trajnerët më të suksesshëm të futbollit botëror, Pep Guardiolën. Ish-trajneri i Barcelonës dhe klubi kanë vendosur të fillojnë bashkëpunimin duke filluar nga sezoni i ardhshëm 2013-2014, me një kontratë që zgjat deri në 30 qershorin e viti 2016”.
“Ne jemi shumë të lumtur që ia dolëm mbanë të sjellim ekspertin e futbollit të bukur, Pep Guardiola, të cilin e kërkonin shumë klube të famshme në botë. Ai është një nga trajnerët më të suksesshëm në botë dhe ne jemi të sigurt se jo vetëm Bajern, por i gjithë futbolli gjerman do të ketë mundësinë të shkëlqejë prej tij. Presim me padurim të fillojmë punën në korrik me të”, tha Karl Hainz Rumenige.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *