Home / Sport / Zyrtare: Zaha arrin marrëveshje me United

Zyrtare: Zaha arrin marrëveshje me United

Sulmuesi i Crystal Palace, Wilfried Zaha, ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin dhe do t’i bashkohet ekipi në korrik.

20 vjeçari, i cili u ka kushtuar Djajve të Kuq 17 milion funte, sot do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore në Manchester, ndërsa do të vazhdojë të luajë si huazim për Crystal Palace, deri në korrik.

“Na pëlqen të blejmë lojtarë me potencial. Ne mund t’i zhvillojmë lojtarët këtu dhe kjo është dëshmuar shumë herë. Shpresoj që djaloshi të kënaqet me ardhjen e tij këtu”, ka thënë Sir Alex Ferguson.

“Nuk do të ketë komente të tjera nga asnjëra palë, derisa Wilfried t’i bashkohet United në korrik të vitit 2013”, shkruan në komunikatën zyrtare të klubit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *