Home / Sport / 15 milion euro në vit, dhurata e 28 vjetorit për CR7

15 milion euro në vit, dhurata e 28 vjetorit për CR7

Real Madrid ka planifikuar t’i bëjë një dhuratë të veçantë Kristiano Ronaldos për 28 vjetorin e tij, duke i ofruar një rinovim faraonik të kontratës së tij nga e cila do të rrisë ndjeshëm përfitimet.

Sipas asaj që raporton eleconomista.es, gjatë kësaj jave pritet të bëhet i ditur rinovimi i kontratës deri në vitin 2018 me futbollistin portugez, duke i dhënë atij sigurinë se do të qëndrojë për një kohë të gjatë në radhët e madrilenëve dhe nuk ka pse mendon për të ardhmen e tij në një skuadër tjetër.
Kristiano Ronaldo do të përfitojë 15 milion euro në vit nga kontrata e re që hyn në fuqi që në sezonin e ardhshëm, një marrëveshje e re pesëvjeçare që praktikisht do të çojë lojtarin drejt fundit të karrierës së tij me fanellën e kësaj skuadre pasi në përfundimin e saj do të jetë 33 vjeç.
Klubi ka zgjidhur edhe problemin e taksave, duke i bërë të ditur lojtarit se deri në vitin 2015, kur mbaronte kontrata aktuale, ai do të paguajë vetëm 25% të taksave, sipas sistemit të “Ligjit Bekam” me të cilin ai nënshkroi kontratën e mëparshme me madrilenët. Duke pasur parasysh se klubi merr përsipër t’i paguajë shtetit spanjoll taksat, i bie që rroga e Kristiano Ronaldos në total të kapë shifrën 19 milion euro në vit.
Që nga viti 2015, kur hyn në fuqi pjesa e dytë e kontratës dhe taksa 52%, klubi do të jetë i detyruar të paguajë praktikisht edhe shtetin spanjoll me po aq milion euro sa Kristiano Ronaldon, për një total prej 30 milion eurosh në vit.
Totali i kontratës së re të futbollistit portugez kap një shpenzim prej 130 milion eurosh, rreth 30 milion euro më shumë sesa Reali pagoi për ta blerë atë në vitin 2009.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *