Home / Lajme / Botë / 400 Persona të lënduar dhe shumë dëme materiale nga METEORËT që goditën Rusinë. ( VIDEO )

400 Persona të lënduar dhe shumë dëme materiale nga METEORËT që goditën Rusinë. ( VIDEO )

Banorët e Cheliabinskit, qytet në pjesën jugore të Uraleve ruse u bënë dëshmitarë të rënies së një meteori që për disa minuta ndriçoi qiellin, shkaktoi panik tek njerëzit dhe risolli në kujtesë të shumëkujt skenat e filmit Armagedon.

Banorët e Cheliabinskit, qytet në pjesën jugore të Uraleve ruse u bënë dëshmitarë të rënies së një meteori që për disa minuta ndriçoi qiellin, shkaktoi panik tek njerëzit dhe risolli në kujtesë të shumëkujt skenat e filmit Armagedon.

Trupi qiellor, me të rënë në kontakt me atmosferën u nda në dhjetra pjesëza dhe përvec spektaklit të dhuruar për banorët vendas, shkaktoi qindra të lënduar dhe dëme materiale. Sipas dëshmive, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa ishin ndjerë lëkundje në një godinë 19-katëshe. Interfax raporton për më shumë se 400 persona të lënduar nga copëzat e xhamave të thyer.

Banorët e Cheliabinskut flasin për xhama dritaresh të thyer, alarme makinash të aktivizuara dhe lëkundje të lehta të banesave. Autoritetet ruse njoftuan se tarraca prej 600 metër/katrorë e një fabrike u rrëzua. Meteori ra rreth orës 09:20 me orën lokale. Përvec të lënduarve, dy prej të cilëve në gjendje serioze në spital, goditjet shkatërruan edhe rrjetin e telekomunikacionit.

Gjurmë të meteorit të rënë mund të shihen në Yekaterinburg, qytezë rreth 200 kilometra në jug-lindje të Cheliabinskit.

Fillimisht u përfol për “shi meteorësh”, por autoritetet ruse sqaruan se bëhej fjalë vetëm për një të tillë që më pas u nda.“Një meteor shpërtheu mbi qiellin e rajonit të Cheliabinskut”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Emergjencave për agjencinë e lajmeve Interfax, ndërkohë që një banor i zonës tha për Reuters se ishte dëgjuar një shpërthim i fortë në orët e para të mëngjesi të së premtes.

Ndërkohë shkencëtarët rusë dhe jo vetëm ata, kanë nisur punën për të përcaktuar nëse meteori që goditi Rusinë ka lidhje me kalimin e asteroidit 2012 DA14 që pritet të udhëtojë në një distancë mjaft të afërt me Tokën gjatë ditës së sotme.

400 PERSONA TË LËNDUAR DHE SHUMË DËME MATERIALE NGA METEORËT QË GODITËN RUSINË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *