Home / Lajme / Rajon / 5 vjetori i pavarësisë së Kosovës në Parlamentin Shqiptar, reagon opozita

5 vjetori i pavarësisë së Kosovës në Parlamentin Shqiptar, reagon opozita

17 shkurt-“Mirënjohje të thellë për vizionarin dhe projektuesin e Kosovës së pavarur, Ibrahim Rugovën. 100 vjetori i pavarësisë ka bërë të kuptojmë se ne duhet të bashkohemi me njeri-tjetrin në perspektivën tonë evropiane. Ne jemi më të lirë e më të vendosur se kurrë që të bashkohemi me njeri-tjetrin, të bashkohemi në Evropë”, vuri në dukje Topalli.

Pesëvjetori i shënimit të pavarësisë së Kosovës ka nxitur sherr dhe debate në Parlamentin Shqiptar. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka thirrur një seancë solemne me rastin e shënimit të 5 vjetorit, por që ky vendim ka nxitur reagimin e opozitës shqiptare. Deputetët e Partisë Socialiste nuk kanë marrë pjesë në këtë seancë, ndërsa kreu i kësaj partie, Edi Rama ka drejtuar akuza ndaj maxhorancës për keqpërdorimin e kësaj date.
Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli në fjalën e saj theksoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qënë një moment i veçantë dhe i jashtëzakonshëm pasi u celebrua liria e të gjithë shqiptarëve.
“Mirënjohje të thellë për vizionarin dhe projektuesin e Kosovës së pavarur, Ibrahim Rugovën. 100 vjetori i pavarësisë ka bërë të kuptojmë se ne duhet të bashkohemi me njeri-tjetrin në perspektivën tonë evropiane. Ne jemi më të lirë e më të vendosur se kurrë që të bashkohemi me njeri-tjetrin, të bashkohemi në Evropë”, vuri në dukje Topalli.

Berisha: Pavarësia e Kosovës ngjarja më e rëndësishme kombëtare

Kryeministri Sali Berisha theksoi se shënohet kjo datë si një prej ngjarjeve më të rëndësishme në tërë historinë tonë kombëtare.
“Ky akt madhor e bëri Ballkanin një gadishull të lirë, zhduku nga harta e Europës koloninë e fundit që kishte mbetur si pasojë e një padrejtësie ndër më të mëdhatë, padrejtësisë së copëtimit të kombit shqiptar, shkëputjes së Kosovës nga trungu i territoreve kombëtare të shqiptarëve. Sot, ne nderojmë jo 5-vjetor, por nderojmë 125 vite e më shumë luftëra, përpjekje mbinjerëzore të shqiptarëve të Kosovës kundër padrejtësive që u projektuan ndaj tyre, luftën e përpjekjen e tyre për liri e dinjitet kombëtar”, theksoi Berisha.
Sipas tij, shpallja e pavarësisë së Kosovë përbën pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ngjarjen më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare.
“Edhe një herë, nacionalizimi shqiptar është forca udhëheqëse e çdo qytetari të këtij vendi, e çdo politikani të këtij vendi, për të realizuar qëllimet më fisnike të kombit tonë, për të realizuar projektin e madh të integrimit në Europë, për të realizuar bashkimin e shqiptarëve njëri me tjetrin, për të realizuar aspiratat e shumë e shumë gjeneratave, të cilët u sakrifikuan për lirinë e dinjitetin kombëtar. Ky nacionalizëm nuk ka pretendime territoriale. Ky nacionalizëm nuk bazohet në doktrina shfarosëse, siç bazohen nacionalizmat që na rrethojnë. Ky nacionalizëm nuk bazohet në fobi ndaj të tjerëve. Jo! Ky nacionalizëm bazohet në vlerat më qytetare, është i themeluar jo nga çubrilloviçët që hartonin platforma eksterminimi të shqiptarëve, por nga frashëllinjtë, të cilët hartonin platforma të bashkëpunimit, të bashkëjetesës e të mirëkuptimit me fqinjët, natyrisht, të konsolidimit të identitetit kombëtar. Ndaj, edhe ne qëndrojmë krenarë në nacionalizmin tonë, qëndrojmë krenarë me doktrinën e shqiptarësisë si doktrinë kryekëput perëndimore e shqiptarëve, si platforma më e shkëlqyer e tyre për integrimin në Europë dhe bashkimin me njëri tjetrin”, deklaroi kryeministri shqiptar.

Rama: Përvjetori i Kosovës u përdor për propagandë antiopozitare

Kryesocialisti Edi Rama ka akuzuar Kryeministrin Berisha se përdori një përvjetor dhe një datë shumë të rëndësishme për Kosovën, 5 vjetorin e pavarësisë së saj, për të sulmuar qartazi opozitën në funksion të përfitimeve elektorale. Përmes një deklarate për mediat, Rama deklaroi se seanca e sotme, e ashtëquaqjtur soleme, jo vetëm që sishte në kohën e duhur dhe lartësinë e duhura, por lidhur me këtë opozita është përjashtuar duke mos marrë asnjë njoftim institucional.
“Kryeministri mbajti sot një gjoja seancë te posacme per Kosoven dhe nje sulm i ftohte ndaj PS nga ana tjeter. As seanca jubilare nuk u realizua kurre dhe as PS nuk u lajmerua ndonjehere. 5 vjetori kerkonte nje seancë jubilare të mirëfilltë, me përgatitje të duhura dhe në kohën e duhur, kjo nuk ndodhi dhe s’mund të ndodhë pasi Kosova dhe kombi i ndarë në 5 shtete , sic thuhet shpesh, është thjesht një qëllim mirëfilli elektoral. Këta janë dashnorët e mëdhenj të shqiptarisë, këta janë ata që me shqiptarët e Kosovës luajnë luftash për bashkim” tha Rama.
Numri i një i selisë rozë i përforcoi më tej akuzat në drejtim të Kryeministrit, duke theksuar se për ca vota më shumë ai tregoi se është i gatshëm të hedhë në erë edhe bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira me partnerin tonë kryesor, SHBA-në. (INA)

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *