Home / Lajme / Rajon / AAK demanton të pavërtetat për ‘ftohjen’ e raporteve Thaçi-Haradinaj

AAK demanton të pavërtetat për ‘ftohjen’ e raporteve Thaçi-Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i demantoi dhe i konsideron si të pavërteta ato që janë thënë mbrëmë në portalin Koha.net se janë ‘ftohur’ marrëdhëniet Thaçi-Haradinaj.

“Artikulli i koha.net pretendon se ‘fakti që nuk ishte ai të mbante fjalim solemn në paradën e FSK-së e në Kuvend, duket se e ka larguar Ramush Haradinajn nga kryeministri aktual, Hashim Thaçi’. AAK e konsideron këtë dezinformatë si spekulim tendencioz, me qëllim të manipulimit të opinionit publik. AAK bën të ditur, për hir të sqarimit të opinionit publik, se po të ishte pyetur partia rreth kësaj teme, opinioni do të informohej saktë dhe drejt”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Ndryshe, mediat kanë raportuar se kreu i AAK-së, Haradinaj, e ka injoruar ftesën e Qeverisë për të ndjekur nga afër paradën e FSK-së dhe seancën solemne të Kuvendit të Kosovës.

“Ai ka pasur agjendën e tij personale për këtë ditë”, ka thënë zëdhënësi i AAK-së, Besnik Tahiri, pati raportuar KTV.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *