Home / Lajme / Rajon / AAK ecën vetë!

AAK ecën vetë!

Pavarësisht se partia e kryeministrit Hashim Thaçi, po del të ketë bërë “cirkus” me partinë e Ramush Haradinajt për të bashkëqeverisur me vendin gjatë kësaj periudhe të mbetur deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, megjithatë AAK duket se nuk është e revoltuar edhe aq në këtë parti, sa që t’i shpallë luftë që tani.

Partia e Haradinajt, ndërkaq nuk po reflekton asnjë shenjë afrimi as me LDK-në e Isa Mustafës. Duket se kësaj të fundit ia ka më shumë zili, pasi që kjo, e kishte injoruar vite më parë ofertën për partneritet qeverisës, shkruan “Zëri”.

Në kohën kur forcat politike në vend qysh tani kanë filluar “shtrëngojnë rripin” për t’i hyrë garës së “nxehtë” zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale, që parashihen të mbahen në vjeshtën e sivjetme, megjithatë nuk ka shenja se do të ketë bashkim apo koalicion parazgjedhor në mes subjekteve më të mëdha politike.

Secila parti politike synon që të marr primatin dhe fitojë zgjedhjet lokale pa ndihmën e askujt, derisa aktualisht koalicioni parazgjedhor nuk shihet si opsion.

Subjektet kryesore në vend (PDK, LDK, AAK, VV) janë të vendosura që t’i hyjnë garës vet, derisa sipas përllogaritjeve partitë e vogla do të jenë të detyruara që të hyjnë “nën sqetullën” e forcave më të mëdha politike.

Në kohën e përgojimeve për një bashkëqeverisje mes PDK-së dhe AAK-së, nuk është përjashtuar mundësia e një koalicioni parazgjedhor mes këtyre dy partive politike, tashmë AAK ka bërë të qartë qëndrimin e saj se nuk do të ketë koalicion parazgjedhor me asnjë subjekt politik.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *