Home / Lajme / Maqedoni / Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve do të vazhdohet deri më 3 mars (VIDEO)

Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve do të vazhdohet deri më 3 mars (VIDEO)

26 shkurt-Nga VMRO-DPMNE-ja vlerësojnë se do të ishte pozitive përderisa deputetët e LSDM-së sot kthehen në Kuvend dhe së bashku me deputetët e shumicës qeveritare i miratojnë ndryshimet e propozuara ligjore me të cilat japin shtatë ditë shtesë për dorëzimin e listave të kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale më 24 mars.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme me procedurë urgjente miratoi Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit zgjedhor me të cilin përcaktohet afat shtesë për dorëzimin e listave për kandidatë për këshilltarë dhe për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale deri më 3 mars (e diel) në përfundim me orën 00:00.

Këtë sot në konferencë për shtyp e kumtoi Gordana Jankulloska, anëtare e Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së me çka theksoi se ky hap është bërë në bazë të qëndrimeve të deritanishme parimore të VMRO-DPMNE-së të udhëhequra nga pozitat për mbrojtjen dhe promovimin e qytetarëve, interesat shtetërore dhe kombëtare, si dhe për realizimin e integrimeve euroatlantike të shtetit.

Ajo theksoi se si mënyrë për tejkalimin e sfidave politike të cilat janë në korrelacion me LSDM-në, ndërsa në drejtim të mundësimit të zgjidhjes që dje VMRO-DPMNE-ja zyrtarisht propozoi verifikim të afatit të ri për dorëzimin e listave për këshilltarë dhe kryetarë të komunave.

Në pajtim me këtë propozim, sqaroi Jankulloska, në këtë afat të gjitha partitë politike do të mund t’i dorëzojnë listat, ndërsa mundësia do të përket vetëm për këto zgjedhje lokale.

Sipas saj VMRO-DPMNE-ja tregon akt konkret i cili do të thotë model të duhur dhe të saktë për tejkalimin e sfidave dhe sigurim të mbrojtjes së përgjithshme të interesave shtetërore dhe kombëtare.

LSDM-ja përkujtoi Jankulloska, kërkoi shtatë ditë në të cilat do të mund t’i dorëzojnë listat e tyre të kandidatëve dhe ne, precizoi, atë afat ua mundësojmë edhe atë me ligj.

Nga VMRO-DPMNE-ja vlerësojnë se do të ishte pozitive përderisa deputetët e LSDM-së sot kthehen në Kuvend dhe së bashku me deputetët e shumicës qeveritare i miratojnë ndryshimet e propozuara ligjore me të cilat japin shtatë ditë shtesë për dorëzimin e listave të kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale më 24 mars.

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski tani më ka caktuar për ditën e sotme seancë urgjente në të cilën do të shqyrtohen ndryshimet e Kodit zgjedhor, në pjesën e afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve. Seanca duhet të fillojë në orën 15.

Në ueb-faqen kuvendore është theksuar se materialet të cilat do t’i shqyrtojë Kuvendi në këtë seancë në mënyrë shtesë do të propozohen, gjegjësisht se do të propozohen në vetë seancën e Kuvendit.

Paraprakisht, koordinim në Kuvend ka caktuar grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

AFATI PËR DORËZIMIN E LISTAVE TË KANDIDATËVE DO TË VAZHDOJË DERI MË 3 MARS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *