Home / Sport / Agim Ibraimi: Më shqetësojnë fyerjet nga tribuna

Agim Ibraimi: Më shqetësojnë fyerjet nga tribuna

Futboliisti më i mirë i Maqedonisë për momentin Agim Ibraimi i ka komentuar në lidhje me fyerjet e tifozëve maqedonas kundër kombit shqiptar, gjatë ndeshjes me Danimarkën.

Futbollisti më i mirë i Maqedonisë për momentin Agim Ibraimi i ka komentuar në lidhje me fyerjet e tifozëve maqedonas kundër kombit shqiptar, gjatë ndeshjes me Danimarkën.
“Po i dëgjova ato fyerje, ajo nuk është mirë, gjithsesi se na pengojnë, ne të gjithë luajmë për Maqedoninë prandaj nuk duhet të ndahemi etnikisht. Kjo nuk është në rregull, apeloj tek të gjithë tifozët që të na mbështesin dhe të na ndihmojnë për fitoret e radhës e jo të fyejnë në atë mënyrë duke na dëmtuar” ka thënë Ibraimi.

Skandalin me fyerje të huliganëve maqedonas e ka komentuar edhe futbollisti tjetër shqiptar që luan për Maqedoninë Muhamed Demiri i cili është shprehur i befasur me sjelljen e tifozëve maqedonas.
“Nuk mund ta kuptojë se si mund të sillen në atë mënyrë ndaj nesh kur ne luajmë për Maqedoninë. Mendoj se kjo çështje duhet të zgjidhet nga federata përndryshe mund të marr përmasa më të mëdha” përfudnoi mesfushori Demiri.
Fyerjet ndaj shqiptarëve tashmë janë bërë traditë për tifozët maqedonas në të gjitha ndeshjet e reprezentaciont të futbollit dhe përfaqësueseve të tjera të Maqedonisë në të gjitha sportet.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *