Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Fushatë të qetë dhe pa fyerje

Ahmeti: Fushatë të qetë dhe pa fyerje

Në prag të fushatës zgjedhore kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka bërë thirrje për një fushatë të qetë dhe pa incidente.

Ahmeti me këtë rast ka kërkuar nga simpatizantët e partisë së tij që të mos bien pre e provokimeve, por t’ju shmangen atyre dhe në të tregohen bujarë dhe të falin, sepse sipas tij të vegjlit shajnë dhe ofendojnë derisa të mëdhenjtë dinë të falin. Këto komente Ahmeti i bëri gjatë hapjes së shtabit zgjedhor për komunën e Çairit dhe qytetin e Shkupit.

“Një apel kam për ju këtu, shtabin zgjedhor, dhe nga këtu për të gjitha shtabet e BDI-së, që nga Struga deri në Kumanovë e Likovë, te mos merremi me sharje dhe fyerje. Mos merremi me ato sharje që i bëjnë oponentët, i vogli shan i madhi fal”. tha Ali Ahmeti, kryetar i BDi-së.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *