Home / Lajme / Maqedoni / Akuzohen LSDM dhe VMRO-DPMNE

Akuzohen LSDM dhe VMRO-DPMNE

21 shkurt-“Dje tërë ekipi qeveritar u vendos në shërbim të fushatës zgjedhore të kandidatëve të vet për kryetarë të komunave, me çka ashpër i shkeli parimet zgjedhore të cilat janë përfshirë në rregullat e OSBE-ODIHR-së dhe para afatit ligjor e filloi fushatën zgjedhore”, deklaroi sot Jani Makraduli, anëtar i Këshillit ekzekutiv të LSDM-së.

LSDM-ja dhe Jani Makraduli frikësohen nga projektet dhe masat të cilat për çdo ditë i realizon VMRO-DPMNE-ja, e të cilat hasin në përkrahje të qytetarëve, thuhet në reagimin e partisë në pushtet ndaj deklaratës së Jani Makradulit nga LSDM-së.

Të gjitha projektet e njësive të vetadministrimit lokal dhe të Qeverisë, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, të cilat realizohen janë aktivitete të rregullta, dhe janë në pajtim me programet dhe buxhetet e Republikës së Maqedonisë ose njësive të vetadministrimit lokal.

“Të gjitha këto projekte dhe masa janë votuar ose nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ose nga ana e Këshillave të komunave. Nuk bëhet fjalë për kurrfarë aktivitete të jashtëzakonshme, por bëhet fjalë për aktivitete të rregullta të cilat kanë ndodhur edhe para një jave, edhe para një muaji dhe para një viti”, thuhet në kumtesë
LSDM-ja opozitare sot akuzoi se pushteti ka filluar fushatë masive për promovimin e kandidatëve për kryetarë të komunave, në kundërshtim me të gjitha rregullat zgjedhore dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR-së.

“Dje tërë ekipi qeveritar u vendos në shërbim të fushatës zgjedhore të kandidatëve të vet për kryetarë të komunave, me çka ashpër i shkeli parimet zgjedhore të cilat janë përfshirë në rregullat e OSBE-ODIHR-së dhe para afatit ligjor e filloi fushatën zgjedhore”, deklaroi sot Jani Makraduli, anëtar i Këshillit ekzekutiv të LSDM-së.

Sipas Makradulit, paraqitja në ngjarje së bashku me kandidatë për kryetarë të komunave të anëtarëve të Qeverisë është edhe një shembull se pse pushteti aq fuqishëm refuzon t’i pranojë rekomandimet e OSBE-ODIHR-së për rregullativën zgjedhore, në të cilat sjellja e tillë është e ndaluar dhe e dënueshme.

Sjellja e tillë, potencoi Makraduli, është shkak plotësues për bojkotin e LSDM-së të institucioneve dhe të zgjedhjeve lokale

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *