Home / Sport / Anglia kthen ne feste fitoren ndaj Brazilit, Spanja mund 3-1 Uruguajin

Anglia kthen ne feste fitoren ndaj Brazilit, Spanja mund 3-1 Uruguajin

Britaniket qe njihen ne te gjithe boten si shpikesit e lojes me te famshme ne bote, u perballen kunder skuadres me me shume trofe ne arenen nderkombetare, Brazilin, duki i mundur ata me rezultatin 2-1.

Anglia priti ne shtepi skuadren e Brazilit ne miqesoren e Loksit, qe erdhi ne 150-vjetorin e krijimit te federates Angleze te Futbollit.
Britaniket qe njihen ne te gjithe boten si shpikesit e lojes me te famshme ne bote, u perballen kunder skuadres me me shume trofe ne arenen nderkombetare, Brazilin.

Dhe duket se Anglia e ka festuar ne menyren me te mire 150 vjetorin e Federates, duke mundur 2-1 Brazilin ne miqesoren e luajtur ne “Uembli”.

Ne nje ndeshje mes dy gjigandeve te futbollit boteror, skuadra e drejtuar nga Roi Hoxhson ka dale e fituar ndaj 5 here kampioneve te botes.

Ronaldinjo pati shansin me te mire per te kaluar ne avantazh Brazilin, por ka humbur nje 11-metersh ne startin e takimit. Pas kesaj, anglezet arriten te gjenin golin e pare me ane te Uejn Runit pak caste me vone, informon BW.
Ne startin e pjeses se dyte, Fred, i sapofutur ne loje, barazon gjithcka. Me pas ai goditi shtyllen, ndersa Lampard perfitoi ne nje nga gabimet e shumta te mbrojtesve, duke shenuar golin e fitores.

Nderkohe, Spanja ka mundur 3-1 Uruguajin, duke treguar se mbetet ende e pamposhtur. Per 18 ndeshje radhazi, “Demat” nuk njohin humbje. Miqesorja e djeshme nuk ka patur tone te tilla per lojtaret uruguajane, te cilet e kane marre ate shume seriozisht. Por, ne minuten e 16-te Muslera ka bere nje gafe, duke mos ndalur dot nje gjuajtje shume te lehte te Fabregas. Rodrigez barazoi shume shpejt, por ne pjesen e dyte Pedro Rodrigez realizoi dy gola, duke i dhene fitoren Spanjes.

Nderkohe, ne Hollande, Italia ka marre nje barazim 1-1 ndaj vendasve te Luis Van Gal.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *