Home / Lajme / Botë / Ankara, grupi marksist merr përispër sulmin

Ankara, grupi marksist merr përispër sulmin

Fraksioni turk i ekstremit të majtë, Fronti Revolucionar për Çlirimin e Popullit, ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin ndaj ambasadës amerikane në Ankara ditën e premte.

Grupi ka deklaruar se, akti i vetë-sakrifikimit ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend që e konsideron si “vrasës të popujve nëpër botë”.

“Luftëtari ynë Alisan Sanli kreu një akt vetë-sakrifikimi më 1 shkurt 2013, duke goditur ambasadën e SHBA në Ankara, vend që vret popujt nëpër botë”, ka deklaruar grupi përmes një njoftimi online.

Fraksioni terrorist, i njohur shkurt me inicialet DHKP-C, konsiderohet si një organizatë terroriste nga administrata amerikane dhe Evropa. Ai është fajësuar për një numër sulmesh që prej vitit 1970, përfshirë disa ndaj misioneve diplomatike amerikane.

Atentati i së premtes i mori jetën një rojeje sigurie të ambasadës, ndërtesë e ruajtur mirë, si dhe vetë atentatorit. Pas ngjarjes në fjalë SHBA njoftuan qytetarët e tyre që të mos vizitojnë misionet diplomatike në Turqi deri në një urdhër të dytë.

Departamenti i Shtetit deklaroi se një shtetase turke që po vizitonte ambasadën mbeti e plagosur rëndë nga shpërthimi, ndërsa disa punonjës të ambasadës morën plagë të lehta.

Ndërtesa e ambasadës është e mirëmbrojtur, por Uashingtoni zyrtar ka kohë që planifikon spostimin e misionit në një vend tjetër për arsye sigurie. Së fundmi u raportua se plani ishte në fazat finale të zgjedhjes së lokacionit të ri.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *