Home / Lajme / Maqedoni / Arifi dha dorëheqje, përkushtohet në kandidaturën për kryetare e komunës së Tetovës. ( VIDEO )

Arifi dha dorëheqje, përkushtohet në kandidaturën për kryetare e komunës së Tetovës. ( VIDEO )

Shkup, 15 Shkurt – Zëvendëskryeministrja për eurointegrime Teuta Arifi dha dorëheqje të funksionit për shkak të pjesëmarrjes së saj në zgjedhjet e ardhshme lokale si kandidate e BDI-së për kryetare të komunës së Tetovës.

“Sot dhashë dorëheqje nga funksioni i zëvendëskryeministres për çështje evropiane dhe do t’i përkushtohem tërësisht fushatës parazgjedhore që do të zhvillohet në Tetovë”, tha Arifi.

Ajo u përqëndrua edhe në angazhimin e saj si zëvendëkryeministre, duke shprehur bindje se në një rast më të mirë procesi i integrimit evropian i vendit do të përfundojë këtë dekadë

“Për mua ishte kënaqësi që për dy vite kisha përgjegjësinë të udhëheq me Sekretariatin për çështje evropiane dhe të kontribuoj që procesi i integrimit evropian të ec para me qëllim të përmbushjes së të ardhmes evropiane të qytetarëve tanë . Në këtë periudhë hapëm Dialogun aderues në nivel të lartë që kontribuoi për progres të konsiderueshëm në procesin e reformimit të shoqërisë tonë, pranuam raport pozitiv dhe morrëm konkluzat e Këshillit të ministrave të BE-së që orientojnë qartë korrnizat e veprimit tonë të ardhshëm në funksion të fillimit të negociatave me BE”, tha Arifi.

Ajo dëshiron që në periudhën e ardhshme faktorët politik dhe institucionet shtetërore të përkushtohen maksimalisht në plotësimin e detyrave të dhëna nga BE-ja dhe me përgjegjësinë më të madhe të marrin vendimet politike në të mirën e qytetarëve tanë.

Në pyetjen e gazetarëve nëse kandidaturën e tillë për kryetare komune të Tetovës e vlerëson si devalvim, ajo theksoi se me kandidaturën për kryetar komune të Tetovës është veçanërisht e nderuar, sepse Tetova është qyteti në të cilën jetojnë më shumë shqiptarë, qytet me dy universitete dhe shprehu besime se do të bëhet gruaja e parë shqiptare kryetare komune si para 11 viteve që u bë gruaja e parë shqiptare deputete.

TEUTA ARIFI JEPË DORËHEQJE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *