Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet një tetovar për tregti me mjet narkotik

Arrestohet një tetovar për tregti me mjet narkotik

25 shkurt-Siç kumtoi sot MPB, gjatë arrestimit nga ana e nëpunësve policorë në SPB Tetovë, te personi është gjetur dhe është marrë një çantë, në të cilën ka pasur katër qese plastike me materie të gjelbër prej bari të panjohur, me siguri marihuanë me peshë të përgjithshme prej rreth tre kilogramë.

Pas njohurive të siguruara paraprakisht për një tregti të mundshme me mjete narkotike, pardje rreth orës 23 në rrugën lokale Bogovinë-Kamenjan, në afërsi të tregut të kafshëve në Bogovinë, është arrestuar 26-vjeçare S.I. nga Bogovina.

Siç kumtoi sot MPB, gjatë arrestimit nga ana e nëpunësve policorë në SPB Tetovë, te personi është gjetur dhe është marrë një çantë, në të cilën ka pasur katër qese plastike me materie të gjelbër prej bari të panjohur, me siguri marihuanë me peshë të përgjithshme prej rreth tre kilogramë.

Materia e gjetur prej bari, sipas kumtesës, është fotodokumentuar dhe është dërguar për ekspertizë, ndërsa S.I. është mbajtur në polici. Pas përfundimit të procedurës do të pasojë parashtresë përkatëse

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *