Home / Lajme / Maqedoni / ASHAM: Kriza politike mund të shkaktojë implikime negative më të gjera shoqërore

ASHAM: Kriza politike mund të shkaktojë implikime negative më të gjera shoqërore

27 shkurt-Për shkak të kësaj theksoi ai, kryesia e ASHAM-it në seancën e tetë shkurtit apeloi për tejkalim më të shpejtë të krizës politike me fillim urgjent të dialogut mes subjekteve përgjegjëse politike, të bazuar mbi respektimin e interesave të shtetit dhe parimet e sundimit të ligjit.

Kriza politike nga fillimi i vitit që kërcënohet të shkaktojë edhe implikime negative më të gjera shoqërore, posaçërisht nga aspekti i integrimeve euroatlantike, shkakton shqetësim të arsyeshëm në lidhje me pritjet për realizimin e detyrave të programuara, tha kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, akademik Vlado Kambovski në ekspozimin në temën “ASHAM në vitin 2012 dhe 2013” në suaza të Kuvendit të 46-të vjetor të këtij institucioni.

Për shkak të kësaj theksoi ai, kryesia e ASHAM-it në seancën e tetë shkurtit apeloi për tejkalim më të shpejtë të krizës politike me fillim urgjent të dialogut mes subjekteve përgjegjëse politike, të bazuar mbi respektimin e interesave të shtetit dhe parimet e sundimit të ligjit.

Në lidhje me programin për punë të ASHAM-it në vitin 2013, tha që aktivitetin e ri njëvjeçar e programojnë në kushte të ekzistimit të shenjave minimale, por megjithatë inkurajuese për përmirësimin e pozitës së shkencës dhe kulturës dhe, në këto suaza, në supozimet për realizimin e veprimtarive themelore të Akademisë.

“Perspektivë të tillë hapin: Strategjia kombëtare për zhvillimin e kulturës në periudhën e vitet 2012-2017, i miratuar në Kuvend dhe Programi kombëtar për zhvillimin e veprimtarisë shkencoro-hulumtuese për vitet 2013-2017 e cila gjendet në procedurë qeveritare. Miratimi i këtyre dokumenteve, korrespondon me kërkesën e Komisionit Evropian, i përfshirë në raportin për përparimin e Maqedonisë. Mes prioriteteve këtë vit hyjnë edhe bashkëpunimi shkencor dhe kulturor ndërkombëtar” theksoi Kambovski.

Ai potencoi se pas vendosjes së bashkëpunimit intensiv me institucionet shkencore nga Turqia dhe me Akademinë Shqiptare të Shkencave, kujdes i posaçëm do t’i kushtohet ngritjes së nivelit më të lartë të bashkëpunimit me ABSH, si dhe me Akademinë Kosovare dhe Serbe të Shkencave dhe Arteve, dhe me Akademinë Athinase të Shkencave.

Duke u përqendruar në vitin 2012, tha ai, disponimi me 12 milionë denarë për veprimtarinë shkencoro-hulumtuese ishin dhe mbeten dukshëm nën nivelin e kërkesave të vendosura me programin ambicioz vjetor.

Ai theksoi që nga 6 milionë denarët e siguruara për veprimtarinë botuese në vitin 2008, në vitin 2012 mjetet janë ulur në tre milionë denarë, që rezultoi me uljen e programit të realizuar botues.

Edhe në kushte të tilla restriktive, theksoi ai, ASHAM-i arriti ta mbajë nivelin optimal të realizimit të detyrave të tij, me angazhimin e jashtëzakonshëm dhe entuziazmin e anëtarëve të saj dhe të punësuarve në Akademi.

Sivjet do të mbahen takimi ndërkombëtar shkencor: Njëqind vjet nga Luftërat ballkanike dhe nga nënshkrimi i Marrëveshjes për Paqes të Bukureshtit, Konferenca shkencore Maqedoni-Rusi: Marrëveshja e Paqes së Bukureshtit (1913) dhe pasojat afatgjata për Maqedoninë dhe Evropën Juglindore, forum strategjik, takim i kryetarëve të akademive nga vendet ballkanike me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit në sferën e shkencës, kulturës dhe arteve, do të shënohet 1150 vjetori nga Misioni i Moravës të vëllezërve Sh. Cirili dhe Metodi, 110 vjetori nga Kryengrtija e Ilindenit etj.

Nënkryetari i Akademisë, Lupçop Kocarev në fjalimin e tij për llogaritë vjetore të ASHAM-it për vitin 2012 dhe për planet financiare për vitin 2013 tha që nga Buxheti i RM-së për vitin 2013 për ASHAM-in parashikohen 79,9 milionë denarë që është rritje për 3,2 milionë në krahasim me vitin 2012

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *