Home / Lajme / Rajon / Ashton: Dy javët e ardhshme, vendimtare në dialog

Ashton: Dy javët e ardhshme, vendimtare në dialog

Në një fjalim të mbajtur në Konferencën e Mynihut mbi Sigurinë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton i ka cilësuar dy javët e ardhshme kyçe për dialogun e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në punën tonë, ne kemi udhëtuar në Ballkan në mbështetje të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe unë dua të çmoj trimërinë e atyre në Prishtinë dhe në Beograd që kanë lënë mënjanë historinë për t’u bashkuar. Dua t’ju them të gjithëve se dy javët e ardhshme do të jenë thelbësore”, iu drejtua Ashton të pranishmëve në konferencë, transmeton TCH.

Më 6 shkurt në Bruksel, Ashton pritet të ndërmjetësojë takimin e parë mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë,

Më herët, nëpërmjet një komunikate të shkurtër për shtyp, zyra e zonjës Ashton njoftoi për ftesën që u ka drejtuar presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë, për takimin e 6 shkurtit.

Përfaqësuesja e Lartë Catherine Ashton ka ftuar në Bruksel presidentin Nikolic dhe presidenten Jahjaga për takim më 6 shkurt. Takimet zhvillohen në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes dy palëve.

Ky takim pritet të shënojë shtrëngimin e parë të duarve mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit. Ndërkohë që kryeministrat e dy vendeve vijojnë bisedimet e përmuajshme të cilat kohët e fundit janë përqendruar në zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *