Home / Sport / Bajern, akord për Levandovskin!

Bajern, akord për Levandovskin!

Sipas asaj që është publikuar sot, sulmuesi polak i Borusia Dortmund ka arritur një akord me drejtuesit e skuadrës bavareze, duke iu bashkuar skuadrës së re gjatë verës, kur trajneri spanjoll të marrë drejtimin e saj.

Mediat sportive gjermane kanë publikuar lajmin se Robert Levandovski do të veshë fanellën e Bajern Mynih në sezonin e ardhshëm, duke mos humbur mundësinë e artë që i jepet për t’u stërvitur nga Pep Guardiola. Sipas asaj që është publikuar sot, sulmuesi polak i Borusia Dortmund ka arritur një akord me drejtuesit e skuadrës bavareze, duke iu bashkuar skuadrës së re gjatë verës, kur trajneri spanjoll të marrë drejtimin e saj.
Borusia Dortmund po e mendon prej kohësh shitjen e futbollistit, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2014 dhe ai ka bërë të qartë se nuk do ta rinovojë atë. Lojtari ka tërhequr vëmendjen e disa prej skuadrave më të njohura në Evropë, përfshirë edhe dy ekipet e Mançesterit që ishin të gatshme ta merrnin gjatë verës së kaluar, duke ndeshur në refuzimin e kampionëve të Gjermanisë.
Por duket se ata janë dorëzuar përballë dëshirës së futbollistit për t’u larguar dhe do ta lejojnë të transferohet, për sa kohë që ai sjell në arkat e klubit një shumë të përafërt me 20 milionë euro. Një shifër e tillë është lehtësisht e pranueshme nga Bajern Mynih që nuk ka probleme financiare dhe është gati të paguajë menjëherë këtë shumë për një nga golashënuesit më të mirë të sezoneve të fundit në Evropë.
Në sezonin aktual, edhe pse Borusia Dortmund nuk është shfaqur në nivelin e kërkuar në pjesën e parë të sezonit në aktivitetet kombëtare, Levandovski ka gjetur 12 herë rrugën e rrjetës në kampionat dhe 4 herë në Ligën e Kampioneve, duke treguar plotësisht vlerat e tij edhe para skuadrave më të forta të kontinentit si Real Madrid e Mançester Siti.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *