Home / Sport / Bajern Mynih nuk njeh asnjë kundërshtar

Bajern Mynih nuk njeh asnjë kundërshtar

Bajern Mynih ka turpëruar Verder Bremenin me rezultatin 6-1, duke lënë tashmë shumë pak dyshime mbi atë që do të jetë skuadra kampione në këtë sezon në Bundesligë. Bavarezët kanë regjistruar suksesin e 6-të radhazi në fazën e dytë në Bundesligë, ndërsa kanë çuar në 18 pikë diferencën nga skuadra e vendit të dytë, Borusia Dortmund që të dielën.

Gjithçka ka qenë e thjeshtë për bavarezët në takimin e luajtur në “Allianz Arena” përballë 71 mijë spektatorëve. Roben dhe Martinez kanë çuar në 2-0 rezultatin brenda 30 minutave të para, ndërsa diferenca është thelluar në pjesën e dytë, duke parë edhe pasivitetin në fushë të skuadrës së Verder. Një autogol i Gebre Selasie, dy gola të Gomez dhe një tjetër i Riberi kanë plotësuar goleadën e bavarezëve, ndërsa goli i De Bryn ka qenë një ngushëllim shumë i vogël për Verder Bremen.
Bavarezët tashmë mendojnë qetësisht për ndeshjen e rëndësishme të së mërkurës ku përsëri para tifozerisë së tyre do të luajnë takimin kundër Borusia Dortmund, të vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë.

Bundesliga
Java 23 / Rezultatet
Bajern Mynih-Verder Bremen 6-1
Shtutgart-Nyrenberg 1-1
Hanover-Hamburg 5-1
Mainz-Volfsburg 1-1
Augsburg-Hofenhaim 2-1

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *