Home / Sport / Bajerni i pamëshirshëm shkon në +18

Bajerni i pamëshirshëm shkon në +18

Bajern Mynih vazhdon të shfaqet i pandalshëm në kampionat, ku ka arritur të fitojë takimin e pestë radhazi, aq sa janë luajtur nga faza e dytë e kampionatit, për të çuar në 18 pikë diferencën nga ndjekësit më të afërt të Borusia Dortmund.

Ndonëse në një transfertë të vështirë si ajo e Volfsburgut, bavarezët kanë dalë përsëri nga fusha me tri pikë, falë golave të të zakonshmit Mario Manxhukiç në pjesën e parë dhe të Arjen Roben, i aktivizuar si zëvendësues në pjesën e dytë, duke i dhënë fund “luftës” me trajnerin Heinkes.
Me një avantazh kaq të ndjeshëm, ku bavarezët kanë edhe 12 ndeshje për të luajtur deri në fund të sezonit, duket e pamundur që ata të humbasin këtë titull kampion, ndërsa tani me shumë siguri do të përqendrohen më shumë te ndeshjet e Ligës së Kampioneve dhe Kupës së Gjermanisë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *