Home / Sport / Baloteli: Festoj nëse i shënoj Interit!

Baloteli: Festoj nëse i shënoj Interit!

Mario Baloteli ka bërë të qartë se nuk është aspak nostalgjik, as për periudhën që ka kaluar më parë te Interi ku u bë i famshëm si futbollist, e sidomos për periudhën që ka kaluar në Angli me Mançester Sitin. Sulmuesi italian ka bërë të qartë se fakti që ka zgjedhur skuadrën tjetër të Milanos, nuk e bën të ndjehet në faj ndaj tifozëve zikaltër.

“Nëse shënoj në derbi ndaj Interit do të festoj. Askush nuk mund të thotë asgjë për zgjedhjen time. Do të më vërshëllejnë por një gjë e tillë ekziston në futboll, nëse ka pasur diçka mes meje dhe tifozëve të Interit, ajo ka ekzistuar në periudhën kur gjendesha te ajo skuadër. Erdha te Milani vetëm tani, në momentin më të mirë”, tha sulmuesi i ri i kuqezinjve.
“Kjo fanellë nuk është një peshë për mua, është një nder. Prej shumë kohësh dëshiroja të luaja këtu. Tani jam i rritur dhe shpresoj që të rri këtu për një kohë të gjatë. Në krahasim me periudhën e Interit jam rritur. Këtu dua të fitoj si protagonist, një gjë e cila nuk më ndodhi kur isha te Interi”.
Në fund, “SuperMario” nuk ka ngurruar të thotë se nuk do të ndjejë shumë nostalgji për Anglinë, edhe pse pranon se kampionati atje është i një cilësie më të lartë se ai italian.
“Nuk kam pishman për largimin, por dua të falënderoj tifozët, trajnerin dhe klubin e Mançester Sitit që më kanë mbështetur gjithmonë, në momentet e mira dhe të vështira. Kampionati anglez është i jashtëzakonshëm, ndoshta më i miri. Por Anglinë e lë pas dhe kujtimet e mira janë vetëm trajneri, stërvitjet dhe ndeshjet në stadium. Mes gjërave të këqija fus gjithçka tjetër. Sidomos shtypin, ushqimin, kohën, mënyrën se si ecin me makinë”, ishte komenti i lojtarit që ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të një gazetari të “The Sun”.
“Nuk dua të flas me ty, keni folur gjithmonë keq për mua në gazetën tuaj”, ishte hakmarrja e sulmuesit italian.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *