Home / Sport / Baloteli: Murinjo bën mirë të mos flasë për mua!

Baloteli: Murinjo bën mirë të mos flasë për mua!

Mario Baloteli vazhdon të shënojë dhe të jetë vendimtar me fanellën e Milanit. Sulmuesit i janë dashur shumë pak ditë për t’u përshtatur me skuadrën e re ku ka lënë shenjë me 4 gola të shënuar në 3 ndeshje, për ta ngjitur Milanin në vendin e tretë në renditjen e kampionatit.

Ndaj për të ka ardhur koha edhe të sulmojë të gjithë ata që e kanë kritikuar gjatë periudhës së fundit për zgjedhjen që ka bërë duke shkuar te Milani, duke filluar nga ish-trajneri i tij te Inter, Zhoze Murinjo.
“Tani jemi në vendin e tretë, por e kam thënë gjithmonë se objektivi i Milanit është të synohet vendi i parë, edhe pse është thuajse e pamundur të arrihet. Objektivi ynë nuk është vetëm të dalim para Interit”, tha ai pas fitores 2-1 ndaj Parmës që ka ngjitur përkohësisht ekipin e tij në vendin e tretë në renditje. “Murinjo? Duhet të mendojë si të fitojë Ligën e Kampioneve me Real Madrid e jo të flasë rreth meje”.
Sulmuesi ka marrë elozhet e radhës nga trajneri i skuadrës, Masimiliano Alegri, i cili është i lumtur që ka një sulmues të tillë në dispozicion.
“Kur mbërrijnë lojtar të këtij kalibri, rritet edhe niveli teknik. Klubi ka bërë një blerje të shkëlqyer në një moment vendimtar të kampionatit gjatë të cilit ekipi ka bërë një rikuperim të mirë. E dimë që nuk do të jetë e lehtë të vazhdohet në këtë rrugë, sidomos për faktin se kur je ti që rikuperon, mund të kesh rënie të formës fizike”, tregoi Alegri që nuk do të ketë në dispozicion lojtarin për ndeshjet e Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës pasi Baloteli nuk është regjistruar në listën e UEFA-s për këtë tur, listë e dorëzuar para se ai të transferohej te kuqezinjtë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *