Home / Sport / Baloteli-Robinjo, spektakël edhe në tribunë

Baloteli-Robinjo, spektakël edhe në tribunë

Mario Baloteli dhe Robinjo kanë qenë protagonistë në fitoren e Milanit kundër Barcelonës, edhe pse kanë ndjekur takimin nga tribuna e “San Siros”. Sulmuesi italian nuk mund të aktivizohej në Ligën e Kampioneve pasi kishte luajtur me Mançester Sitin, ndërsa Robinjo ishte i dëmtuar dhe nuk mund të luante në këtë sfidë.

Por kjo nuk i ka penguar ata të veprojnë si ultras të vërtetë në tribunën VIP të stadiumit italian, duke festuar si të çmendur suksesin e skuadrës së tyre ndaj Barcelonës.
Kamerat televizive kanë fiksuar momentin pas golit të dytë të shënuar nga Muntari, kur Baloteli, Robinjo dhe miqtë e tyre po festonin si të çmendur këtë sukses, ndërsa e dashura e sulmuesit italian, Fani Nguesha, bënte sikur nuk i njihte “të çmendurit” që po kërcenin pas krahëve të saj.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *